Arlind Berisha e ka fituar medaljen e artë në Kupën e Botës U21 në artet mikse marciale, që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke.
Ai e mposhti ukrainasin Yaroslav Strilets me submission duke detyruar kundërshtarin ta dorëzojë meqin, njofton Klankosova.tv.
Kjo është medalja e parë për Federatën e Arteve Mikse Marciale, e cila debutoi me Arlindin në garat ndërkombëtare.
Federata e këtij sporti në vendin tonë është themeluar vitin e kaluar.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.