Garuesi kosovar, Arlind Berisha ka arritur fitore në kupën e botës për U-23 në artet mikse marciale (MMA) që po mbahet në Pragë të Çekisë.
Ai e mposhti ukrainasin Yaroslav Strilets me submission duke detyruar kundërshtarin ta dorëzojë meqin.
Berisha është garuesi i parë nga Kosova që merr pjesë në një ngjarje të tillë sportive, në këtë degë sportive të arteve mikse marciale që është shume e popullarizuar në botë.
Federata e këtij sporti në vendin tonë është themeluar vitin e kaluar, njofton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.