Avni Arifi, ish-ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se bombat që janë prodhuar në Iran janë të destinuara për sulm ndaj Izraelit.
Sipas tij, këtë e di e gjithë bota perëndimore pasi është konstatuar edhe në raportin e agjencionit të OKB-së, se në Iran, majin e vitit të kaluar, niveli i pasurimit të uraniumit është arritur në 60%.
“Në maj të vitit të kaluar agjencioni i OKB-së në inspektimin e tyre në Iran, ka konstatuar se në maj 408 kilogramë uranimun e ka mbërri, e ka mbërri nivelin e pasurimit në 60%, në qershor kjo ka mbërri në 440. Edhe dy javë tri javë e mbërrin sasinë e mjaftueshme për prodhimin e nën armëve nukleare. Ky raport është pranuar nga Irani që është i vërtetë, nuk e ka thënë as Netanyahu as Amerika ky ka qenë treni i fundit i botës me ndalë kaosin në lindje të mesme. Prej viteve `90 Netanyahu e ka paralajmëruar SHBA edhe botën, që Irani është duke u përpjekë me prodhu bombë nukleare por bota nuk i ka besu”, thekson Arifi.
Pavarësisht gjetjeve të këtij raporti, sipas Arifit, Irani kishte deklaruar se pasurimi i uraniumit në këto përmasa i duhet për energji bërthamore, por që kjo nuk është e vërtetë.
“Irani vazhdimit ka deklaruar se po provojmë me ba uranium për energji bërthamore, por problemi është se për energji bërthamore uraniumi nevojitet vetëm 3% me u pasuru. E kur u zënën me 440 kg uranimum 60%, atëherë nuk patëm më argumente. Atëherë Izraeli nuk ka pasur opsion tjetër sepse këto bomba Irani i ka prodhuar për me i gjuajt në Izrael, edhe këtë krejt bota e din”, tha Arifi. /Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=kMXuba0954Y
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.