“Sot substanca EPO është shumë efiçente por nëse në të ardhmen do të ketë një tjetër substancë të ngjashme me të që nuk mund të identifikohet të gjithë do ta përdorin”. Ky është mendimi i ish çiklistit Lance Armstrong në një intervistë dhënë për të përditshmen britanike “Times”. Teksani që aktualisht është në gjyq me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, foli për shumë argumente, mes të tjerave edhe për 7 sukseset e arritura në Tour De Francë që më pas iu hoqën për shkak të skandalit të dopingut. “Jam stërvitur shumë, më shumë se çdokush tjetër, isha i organizuar, kisha strategjinë më të mirë dhe ekipin dhe teknologjinë më të mirë. Kjo ishte gjithçka. më vjen shumë keq që njerëzit e shikojnë të gjithë si një çështje dopingu sepse nuk ishte faktori kryesor në sukseset e mija”, thekson Armstrong duke shtuar se ideja për liberalizimin e dopingut është e gabuar. Në vijim ai u përqëndrua te familja duke thënë se djali i tij 16-vjeçar është një lojtar futbolli. Armstrong e mbylli intervistën duke folur për projektin e bamirësisë, duke hedhur edhe një thumb ndaj kampionit aktual të Tour De France. “A e keni parë se sa shumë njerëz janë të interesuar për projektin e bamirësisë? A do të grumbullonte edhe Froome kaq shumë?”. /supersport.al
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.