Aktori Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident trafiku në Los Angeles, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i tij.
Policia e Los Anxhelosit njoftoi se në aksident janë përfshirë katër vetura, nga ku ka mbetur i lënduar një person.
Policia tha se nuk është bërë asnjë arrestim dhe përjashtoi përfshirjen e drogës dhe alkoolit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Oficerët nuk i identifikuan personat e përfshirë, por aktori dhe ish-zëdhënësi i guvernatorit të Kalifornisë konfirmoi për Los Angeles Times se ai po drejtonte SUV-në kur ndodhi incidenti.
Një person u dërgua në spital me ambulancë, tha policia, por lëndimet mendohen të kenë të lehta.
nuk mendohet të jenë kërcënuese për jetën.
Tutje, zëdhënësi i Schwarzenegger tha se aktori nuk ishte lënduar.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.