Të paktën 128 persona dihet se kanë vdekur në një zjarr shkatërrues që përfshiu disa ndërtesa të larta në Hong Kong.
Tetë persona janë arrestuar me dyshimin për korrupsion gjatë punimeve të rinovimit që po i nënshtroheshin blloqeve para zjarrit. Tre të tjerë u arrestuan më parë me akuza për vrasje të paqëllimshme.
Shkaku i zjarrit mbetet i paqartë, megjithëse zyrtarët thanë se polistireni dhe rrjeta mbrojtëse e vendosur në pjesën e jashtme të dritareve lehtësuan përhapjen e tij, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
79 persona të tjerë u plagosën në flakë - më vdekjeprurësi në qytet në më shumë se 70 vjet. Dhjetëra të tjerë mbeten të zhdukur.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.