Me gjasë i vërejti nga larg, që krejt veturat me shpejtësi u nisën drejtë tij.
Andaj, serbi Nenad Orloviq vendosi t'i dorëzohet edhe gjysmë i zhveshur policisë që i shkuan te autolarja ku punonte për ta arrestuar si i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR në Zveçan, më 29 maj.
Këtë në fakt, as nuk mund ta bënte pasi plani i forcave të renit për arrestimin e Orloviq që mbante nofkën “Nemac” e “Rusi” ishte i mirëbërë.
Sipas Zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për arrestimin e tij u gjet koha e momenti i duhur.
Për ngjarjen e së premtes më shumë informacione nuk mund të japin, megjithatë të tilla po kërkojnë për rrahjen e dy të rinjve shqiptarë nga 15-20 serbë, të enjten.
Arsyen e rrahjes së të rinjve që pranuan edhe tretman mjekësor, megjithatë e dinë por nuk e tregojnë.
Me krejt rastet e muajit e edhe orëve të fundit, situata në veriun e Kosovës, sipas policisë vazhdon të jetë e brishtë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=ZBkuD45RE1c
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.