Një herë e pastruan terrenin. E më pas ekipet e Policisë së Kosovës hynë në një objekt në Mitrovicën e Veriut për ta arrestuar Millun Millenkoviqin, i njohur me nofkën "Llune".
Pjesëtari i “Mbrojtjes Civile”, që dyshohet se ishte organizatori kryesor i dhunës kundër KFOR-it e policisë në Zveçan e pjesëmarrës në hallakama të ngjashme në veri të vendit, u nxor i prangosur nga objekti ku u arrestua, raporton Klan Kosova.
Serbët u revoltuan menjëherë.
Përmes alarmit thirrën protestë. Tubimi i tyre aktivizoi edhe policinë që nga toka e qielli po e vëzhgonin çdo pëllëmbë të veriut.
Ata u vendosën në rrugët anësore që të dërgonin te vendi i protestës, por edhe krejt afër saj.
Makineritë e rënda të Njësisë Speciale i penguan KFOR-it amerikan, që filloi negociatat për largimin e tyre.
Por, përveç me ta, komandanti amerikan bëri goxha diskutim edhe me një banor verior i cili i kërkoi amerikanit të shkojnë bashkë në protestë.
Kërkesa nuk iu pranua ashtu si edhe ankesa që KFOR-i po ndihmon policinë për bllokim të veriut.
Me gjithë diskutimet që u bënë, Njësia Speciale u largua pak nga vendi ku u stacionuan më parë, për të zënë vend në rrugët dytësore.
Me largimin e tyre u shpërndanë edhe serbët e revoltuar që në fakt protestën nuk e patën krejt të qetë.
Një herë përmes thirrjeve i vendosen epitete presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. E më vonë pëlcitën grushtet mes tyre e edhe kundër kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiqit.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=EGrSUC976Pw
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.