Policia e Kosovës ka arrestuar dy gra në Fushë-Kosovë, të dyshuara për sulm fizik ndaj dy viktimave të tjera.
Ngjarja ndodhi në fshatin Sllatinë, ku viktimat morën trajtim mjekësor si pasojë e sulmit, thuhet në raportin 24-orësh policor.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.