Lajmet e fundit

Shtetasit kosovarë të arrestuar janë A. G., 21 vjeç dhe E. T., 28 vjeç, të dy banues në Kosovë, ndërsa është arrestuar edhe shtetasi francez S. B., 43 vjeç, banues në Francë.
Po ashtu, në kërkim është shpallur shtetasi tjetër kosovar A. G., 30 vjeç, banues në Kosovë.
“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike të Shëngjinit”, ka thënë Policia e Shtetit.
Sipas njoftimit, thuhet se nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Policia tha se po vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /Klankosova.tv