Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit nga Policia, u janë gjetur dhe konfiskuar 516.86 gramë substanca të dyshuara narkotike lloji marihuanë, 1095 euro kesh, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy telefona dhe dy peshore digjitale.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar : 516.86 gram substanca të dyshuara narkotike lloji marihuanë, 1095€ kesh para, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy telefona dhe dy peshore digjitale”, ka njoftuar policia.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.