Një rrjet trafikantësh me emigrantë u godit të shtunën nga Policia e Kosovës, pas 5 muaj hetime.
Nga ky aksion u arrestuan 18 persona, si të dyshuar për depërtimin ilegal të shtetasve aziatik nga Shqipëria për në Serbi, e drejt Perëndimit.
Grupi i mirëorganizuar kishte ndihmën edhe të dy shtetasve sirianë që po ashtu u prangosën.
Tw arrestuarit dyshohet se kanw ndihmuar grupe të ndryshme personash nga shtetet e Lindjes, duke i strehuar, ushqyer e më pas transportuar me autobusë drejt Jarinjës në veri, nga rajoni i Prizrenit.
Nga hetimet e kontrollet u morën disa prova materiale, si autobusë, vetura, radiolidhje e armatim.
Gjatë bastisjes një person tentoi t`i pengojë zyrtarët policorë duke iu vërsulur me veturë, për çka u arrestua.
17 nga 18 të ndaluarve iu caktua paraburgimi prej 48 orësh. Të hënën do dalin para gjykatës.
https://www.youtube.com/watch?v=5wtwppgkBZk&t=8s
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.