Tre persona janë arrestuar të martën në Fushë Kosovë dhe Prishtinë për vjedhje në tri markete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një rast ka ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, ku dy persona u arrestuan në flagrancë gjatë vjedhjes së sendeve ushqimore në një market.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa në rastin tjetër, policia njoftoi se është arrestuar një person për vjedhje në dy markete më 20 tetor.
I dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.