Tre të rinj janë arrestuar në Shëngjin, pasi të njëjtit me lëndë narkotike dhe armë.
Policia e Shqipërisë në lidhje me këtë rast ka bërë të ditur se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, kanabis, një thikë, municion luftarak dhe një automjet.
“Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”. Qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete dhe armë të ftohtë, tentuan t’i shmangeshin kontrollit të Policisë, por u kapën në flagrancë gjatë ndjekjes, vihen në pranga tre shtetas”.
“Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, drejtuesi i automjetit. Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë (thikë), municion luftarak dhe një automjet”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.