Një 38-vjeçar i dënuar me 1 vit burgim për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve, është arrestuar.
Lajmi u bë i ditur nga policia e cila përmes njoftimit thotë se i dyshuari J.Xh., pasi është prangosur është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj nga veprimet e marra nga njësia e arrestimeve e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar: J.Xh, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i poautorizuar i armëve”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.