Barry Keoghan është arrestuar.
Aktori 29-vjeçar, i cili së fundmi luajti Joker në The Batman, u arrestua fundjavën e kaluar pasi thuhet se ishte i dehur në një ballkon apartamenti në Dublin, Irlandë.
Barry u arrestua pak para orës 7 të mëngjesit të së dielës, më 10 prill, dhe u dërgua në stacion sipas gazetës lokale të lajmeve, independent.ie, transmeton Klankosova.tv.
Ai u lirua më vonë.
Një burim ndau me gazetën se oficerët iu përgjigjën thirrjeve për një "burrë në ballkon në gjendje të dehur" në një ndërtesë apartamentesh afër vendit ku jeton një nga të afërmit e Barry.
Barry ende nuk është adresuar publikisht për situatën.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.