Një person është arrestuar të shtunën në Ferizaj.
Ai dyshohet se ka kryer vepren e "Ngacmimit seksual".
I njëjti, sipas policisë dyshohet se sistematikisht, e ka detyruar viktimën (femër kosovare) që në vende-lokacione dhe momente të ndryshme kohore e ka detyruar që të shikoj materiale audio-vizuale me përmbajtje pornografike në telefonin e tij.
"I dyshuari po ashtu dyshohet se e ka sulmuar edhe bashkëshorten e tij femër kosovare. I dyshuari gjatë intervistimit ka mohuar pretendimet e viktimës, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.