Një burrë është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kishte sulmuar seksualisht një tjetër.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, policia bën të ditur se viktima është trajtuar në spital, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që I njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.