Conor McGregor është arrestuar.
Luftëtari 33-vjeçar irlandez u arrestua të martën për ‘vozitje të rrezikshme’ të dyshuar në Dublin të Irlandës.
Sipas Ireland's Independent, Conor thuhet se u tërhoq teksa ngiste Bentley Continental GT, e cila vlen më shumë se 230 mijë dollarë, pasi kishte marrë një numër dënimesh të mëparshme për trafik, transmeton Klankosova.tv.
Conor u “arrestua për kundërvajtje në trafikun rrugor” dhe makina e tij u sekuestrua.
Pas lajmit për arrestimin e tij, zëdhënësi i Conor lëshoi një deklaratë.
“McGregor po udhëtonte me makinë për në palestër kur u ndalua nga policia irlandeze për shkelje të dyshuara të trafikut rrugor”, thuhet në deklaratë. “Ai kaloi testet e drogës dhe alkoolit të marra në stacion”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.