Njëra nga personat e përfshirë në rrahje, kishte pësuar lëndime trupore nga sëpata dhe i njëjti ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor.
I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë, transmeton Klankosova.tv.
Derisa, një i dyshuar tjetër, është arrestuar më herë gjatë ditës së sotme.
Siç bën të ditur Policia, dje rreth orës 16:00, është raportuar se dy persona janё rrahur mes vete dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta (sëpatë).
Si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godasë tё dyshuarin tjetёr me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali.
Derisa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar
“Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se fillimisht dy persona janё duke u rrahur nё mes veti dhe tё njëjtit kanë përdorur edhe mjete te ftohta. Si pasojё e kёtij rasti, njёri nga tё dyshuarit ka tentuar ta godas tё dyshuarin tjetёr me veturё, me ç’rast ka dёmtuar tri vetura tё cilat ishin tё parkuara dhe xhamat e njё lokali. Deri sa njёri nga tё dyshuarit ёshtё sulmuar me mjet të fortë dhe gjatё sulmit ёshtё lënduar”, thuhet në njoftim.
https://klankosova.tv/rrahja-me-sepate-ne-istog-arrestohet-njeri-nga-te-dyshuarit-video-11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.