Një femër është arrestuar pasi ka gatuar ëmbëlsira me dekorime penisi në një aheng në Egjipt.
Ajo u arrestua në shtëpinë e saj në Karjo pasi gratë që ishin në festë ndanë fotografitë e ëmbëlsira në rrjete sociale. Kjo tërhoqi vëmendjen e gazetës së madhe në Egjipt - Al Ahram, që përshkruan ëmbëlsirat si të pahijshme dhe imorale.
Ministri Ashraf Sobhy, tha se departamenti i tij do të formojë një komitet për të hetuar incidentin dhe për të ndëshkuar autorët e dyshuar.
Kuzhinierja ishte në lot kur mbërriti për pyetje me prokurorët, sipas gazetës Masry Al Youm. Thuhet se ajo u kishte thënë hetuesve se gratë "erdhën në dyqanin tim dhe më dhanë fotografi të organeve gjenitale dhe më kërkuan ëmbëlsira në këto forma".
Pas marrjes në pyetje, ajo u la e lirë me kusht, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.