Një burim foli lidhur me këngëtaren Rihanna dhe A$AP Rocky vetëm disa orë pasi ai u arrestua.
Artisti u arrestua mëngjesin e sotëm në aeroportin LAX në Los Angeles. Ai u akuzua për sulm me armë vdekjeprurëse (armë zjarri).
Një burim i tha ET-së se “Kjo dramë është gjëja e fundit që Rihannës i duhet tani. Ajo dëshiron të jetë e qetë, e relaksuar dhe e përqendruar 100 për qind në ardhjen e foshnjës së saj – pa stres! Ky arrestim nuk ishte diçka që ata e panë të vinte".
Përveç kësaj, ky burim ka folur edhe për mënyrën se si kanë qenë në Barbados, ku mesa duket kanë në plan ta mirëpresin fëmijën e tyre.
“Pavarësisht lidhjeve të forta me Nju Jorkun, plani ishte që të bëhej L.A. bazë për shtëpi pasi të vinte foshnja”, tha ai. “Megjithatë, Rihanna dëshiron të lindë në Barbados dhe të kalojë muajt e parë me fëmijën atje, përpara se të vijë në qytet”.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.