Mbrëmjen e së enjtes, në lagjen “Dragodan” të Prishtinës një person u plagos si pasojë e të shtënave me armë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar, derisa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
https://klankosova.tv/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-dragodan-dyshohet-per-nje-te-plagos11ur/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.