Lajmet e fundit

Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.
Sipas raportit 24-orësh, ai është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari kishte gjuajtur me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia. Klankosova.tv kishte raportuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj, nën dyshimet se shtiu me armë në drejtim të A.Tolaj, i cili nuk ka marrë lëndime. Vërejtje:Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata. https://klankosova.tv/policia-kerkon-ndihme-per-gjetjen-e-betim-ahmataj-i-dyshuar-per-tentim-vrasje11/