Është arrestuar i dyshuari që plagosi sot me armë zjarri një person në fshatin Nashec të Prizrenit.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, toger Tahir Kabashi, i cili shtoi se viktima është hospitalizuar dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Me datën 16.12.2025 rreth orës 12:37 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një person të plagosur me armë zjarri në fshatin Nashec të Prizrenit. Patrulla policore menjëherë i është përgjigjur informatës ku ka menaxhuar me vendin e ngjarjes”.
“Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga urgjenca dhe i njëjti është hospitalizuar për mjekim në spitalit rajonal të Prizrenit. I njëjti sipas mjekeve për momentin është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari lidhur me rastin është arrestuar dhe lidhur me këtë rast është sekuestruar një armë me dy karikator”, thuhet në përgjigjen e Kabashit.
https://klankosova.tv/plagoset-nje-person-ne-prizren-1111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.