Gati gjashtë orë qëndroi në një dhomë me personin që dyshohet se ia vrau shtatë anëtarë të familjes, më 1999 në Saradran të Istogut.
Naim Elshani qe edhe arsyeja që boshnjaku Ekrem Bajroviq u arrestua të mërkurën për vrasjen e 18 civilëve në masakrën e këtij fshati, të cilës i shpëtoi veç ai, njofton Klan Kosova.
Ani se Elshani, ish-shefin e turnit të policisë serbe në stacionin që ishte në Gurrakoc, e identifikoi mirë, ky i fundit nuk e pranoi asnjë të bëmë për çka dyshohet.
Arrestimi i tij e gëzoi 85-vjeçarin, që me sytë e tij e pa Bajroviqin me shokë kur ia vranë tre djemtë dhe vëllanë.
Një ditë para Ekrem Bajroviqit, për dyshimet e njëjta u arrestua në Hungari edhe një serb, i cili pritet të ekstradohet në Kosovë për gjykim.
https://www.youtube.com/watch?v=4kbKslaQpLY
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.