Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Jarinje, nën dyshimin se i njëjti i ka dhënë ryshfet prej 50 euro një zyrtari policor.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Dhënie ryshfeti”, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë pasi që i njëjti në Pikë Kalim Kufitar ka ofruar 50 € ryshfet zyrtarit policor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.