Është arrestuar në Londër, Xhemajl Nuhiu, i dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit më 11 gusht 2025, në Hajvali të Prishtinës.
Siç raporton Top Channel, Nuhiu është arrestuar nga skuadra e gjurmimit të të kërkuar në policinë Metropolitane në Londër, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, TCh raportoi se ka nisur procesi i ekstradimit të të dyshuarit.
Pas aktit të vrasjes, Nuhiu kishte arritur të arratisej, derisa Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes pati gjetur një gëzhojë armë zjarri.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/nje-jave-nga-vrasja-ne-hajvali-i-dyshuari-ende-ne-arrati/
https://klankosova.tv/ky-eshte-personi-i-vrare-ne-hajvali-i-dyshuari-ende-ne-arr1ati/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.