Një 28-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë.
R.Sh., kërkohej nga policia për vjedhje, derisa u bë e ditur se puna për kapjen e tij u realizua nga Sektori i Hetimeve i Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.
"Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale në koordinim me zyrtarë të stacionit policor Veriu, kanë arrestuar një person të kërkuar për dyshimin se ka kryer veprën penale vjedhje. Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e R.Sh, mashkull, 28-vjeç, shtetas i Kosovës. Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit", njoftoi policia, transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.