Është arrestuar një person i moshës 52-vjeçare në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për së paku tetë raste të vjedhjeve.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana për Klankosova.tv ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Sektori i Hetimeve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur arrestimin e një personi të dyshuar për së paku 8 raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në Prishtinë”.
“Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: B.C, mashkull, 52 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në konfirmim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.