Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se kishte dhunuar një grua që ishte raportuar e zhdukur për disa ditë.
Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit u arrit më 27 tetor, derisa i njëjti është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte e raportuar e zhdukur për disa ditë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton raporti 24-orësh i PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.