Një burrë është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se kishte kanosur zyrtarë policorë përmes telefonit.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
“Raportohet se i dyshuari m/k ka kanosur zyrtarët policorë përmes telefonit. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.