Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi Policia i gjeti dhe i sekuestroi marihuanë, 395 euro të gatshme, grinder, telefon dhe veturë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Evlija Qelebij”, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i janë gjetur dhe sekuestruar 20.17 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 395€, një grinder, një telefon mobil dhe një veturë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e 24-orësh të PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.