Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin e bazuar se i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.