Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në ambientet e shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.
Lidhur me këtë, gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi ka intervistuar kryetarin e njësisë zgjedhore 2938, Sabri Ramadani i cili tha se policia nuk i dha asnjë arsyetim për personin në fjalë.
“Është arrestuar një anëtar i këshillit zgjedhor nga administrata, pa më dhënë asnjë arsyetim pse është arrestuar. E kemi zëvendësuar me dikë tjetër. Nuk më tregoi policia asnjë arsyetim, nuk e di pse ka ndodhur”, tha Ramadani.
“Sipas informacioneve ai është arrestuar në kohën e pauzës”, tha më tej ai.
Gazetarja Bellagoshi dhe ekipe të tjera të Klan Kosovës gjenden në Maqedoninë e Veriut për t’i ndjekur nga afër zgjedhjet komunale./Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=0st2L68Q0RU
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.