Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Dragash / 25.10.2025 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, viktimës m/k. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.