Është arrestuar një person në Kamenicë, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht një familjare të tij.
Policia po e trajton rastin si dhunë në familje dhe përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore”.
“Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje në raport./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.