Policia në Klinë, në orët e para të së martës, ka arrestuar një person tek i cili është gjetur një armë gjatë kontrollit që i është bërë në veturë.
Veç armës, me vete ai kishte edhe një karikator si dhe gjashtë fishekë.
“Sot me datë 05.08.2025 rreth orës 02:15, deri sa patrulla Policore ishte në një pikë kontrolli, në sheshin ‘Ndue Përlleshi’ në Klinë, ka ndaluar veturën për kundërvajtje, gjatë kontrollit rutinë tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë Zoraki 917-T, një karikator i së njëjtës armë dhe gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm”, ka thënë PK-ja në njoftim.
Ndërkaq, i arrestuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.