Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur në Malishevë.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasditën e së mërkures, ndërsa arrestimi ka ndodhur një ditë më pas, transmeton Klankosova.tv.
“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë Policia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.