Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person të dyshuar.
I dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 500 mijë euro, njofton Klankosova.tv.
"Personi i dyshuar është arrestuar pasi ngarkohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore, prandaj edhe ngarkohet me: Falsifikim i Dokumenteve, Mashtrim, dhe Shmangie nga Taksat e Detyrueshme Doganore" thuhet në njoftim.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative nga Dogana e Kosovës është arritur të rikuperohet shumica e dëmit të shkaktuar duke arritur të sigurohen taksat doganore.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.