Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e Suedisë, ka arrestuar një shtetas suedez të dyshuar për përfshirje në “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.
Arrestimi është realizuar të enjten rreth orës 16:00, në rrugën “Petrit Bytyqi” në Prizren, pas një hetimi disa mujor gjatë të cilit janë grumbulluar dëshmi të mjaftueshme që lidhen me aktivitetin e dyshuar kriminal, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë operacionit policor, nga i dyshuari janë konfiskuar para të gatshme, një veturë si dhe dokumente të ndryshme që pritet të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.