Është arrestuar zyrtari policor i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku i vdekur mbeti një këmbësor 80-vjeçar.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar mbi rastin e arrestimit të të dyshuarit, derisa shtoi se i njëjti në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare, transmeton Klankosova.tv.
Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin.
Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
https://klankosova.tv/goditet-per-vdekje-me-veture-nje-80-vjecar-ne-prizren-shoferi-dyshohet-te-jete-polic111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.