Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në rrugën “Perandori Dioklician” në Prishtinë, pasi iu gjetën dy thika.
Policia ka bërë të ditur se armët e ftohta janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të ftohta (thika). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.