Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se ka arritur pajtueshmëri me Komunën e Prishtinës për orarin e qarkullimit të furnitorëve në kryeqytet.
Bëhet fjalë për dy orare sipas të cilave mund të furnizohen bizneset me mallra, transmeton KlanKosova.tv.
Dhoma e Tregtisë njofton se orari i ri do të jetë:
Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00;
Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00; Ndërsa, deri në atë kohë bëhet e ditur se nuk do të ketë ndalesa për furnitorët.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.