Pa kaluar 10 ditë nga përballja e ftohtë në Bruksel, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq e arritën një marrëveshje.
Është serbi që e pranoi kushtin e kosovarit për heqje të plotë të pengesave për lirinë e lëvizjes, ose të vazhdohet reciprociteti me lëshimin e lejeve shtesë kurdo që qytetarët e njërit shtet kalojnë të tjetri.
E lajmin për ujdinë në distancë e bëri të ditur me plot gëzim shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, me video-postim në Twitter.
“Kemi një marrëveshje. Në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për poseduesit e dokumenteve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i kërkojë ato për poseduesit e dokumenteve të Serbisë”.
Vet kryeministri kosovar nuk reagoi për ujdinë, vetëm se e ripostoi një intervistë të dhënë rishtas për gazetën gjermane "Die Welt" ku kishte thënë se “Reciprociteti duhet të jetë fryma e një ujdie parimore”.
Edhe presidentja, Vjosa Osmani, në reagimin e saj tha se kjo është reciprocitet dhe barazi.
“Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet”.
Osmani, por edhe kryediplomati evropian Borrell si edhe emisari i tij për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, u kujdesën që për këtë sukses të falënderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat nëprëmjet emisarit Gabriel Escobar ishin fort të angazhuara që nga fundi i korrikut në takime me Kurtin e Vuçiqin, si në Bruksel, ashtu edhe në Prishtinë e Beograd.
https://www.youtube.com/watch?v=5W4LyW79RMU
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.