Ekipi olimpik i xhudos së Kosovës tashmë ka arritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kujtojmë se ekipi i xhudos i ka sjellë Kosovës dy Medalje të Arta, ku Nora Gjakova e Distria Krasniqi triumfuan në garat e tyre në Lojërat Olimpike "Tokyo 2020".
Çikat e arta të Kosovës pritet që pas konferencës për media që ekipi olimpik do ta mbajë në aeroportin e Prishtinës të parakalojë me autobus ku skaj rrugëve rreth aeroportit janë mbledhur shumë qytetarë dhe "Dardanët" të cilët kanë organizuar pritje për ekipin e xhudos.
Më pas, kampionet olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bashkë me kryemjeshtrin Driton Kuka do të shkojnë në sheshin e Prishtinës "Zahir Pajaziti" ku do të jenë pjesë e aktivitetit "Akull n'Verë".
Pas Prishtinës, ekipi olimpik i xhudos padyshim do të udhëtojë drejt Pejës.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.