Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë të mbeten si rajoni më i goditur nga pandemia COVID-19.
Numri i personave të vdekur nga COVID-19 është rritur në 172.630, prej të cilëve 1,095 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova
Të dhënat sipas World Meter tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur me 56,004, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5,532,270.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2 milionë e 904 mijë të infektuar ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 70.246.000.
Në renditjen e vendeve me më shumë raste SHBA-ja ndiqet nga Brazili me 3,317,832 dhe India me 2,600,164 raste.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 621.625 raste të konfirmuara. Kalifornia pasohet nga Florida me 569,637 dhe Teksasi me 556,969 raste.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.