Ferizaj që ishte komuna më e prekur nga koronavirusi po shkon drejtë shërimit nga pandemia.
Edhe gjashtë persona të tjerë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 93, njofton Klan Kosova.
Këtij lajmi i është gëzuar edhe kryetari i komunës, Agim Aliu.
"?Edhe 6 ferizajas të shëruar që rrit në 93 numrin e të shëruarve nga COVID-19 e zero raste të reja??", shkroi Aliu në Facebook.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.