Arsenal është i vetmi klub futbolli që është ftuar ndonjëherë për çaj të pasdites me mbretëreshën Elizabeth II.
Në verën e vitit 2006 kur Arsenal u zhvendos nga Highbury në stadiumin Emirates, mbretëresha Elizabeth II ishte planifikuar të priste shiritin për të hapur zyrtarisht shtëpinë e re të klubit.
Megjithatë, për shkak të një lëndimi të shpinës, princi Philip e zuri vendin e saj, shkruan sportbible.com, transmeton klankosova.tv.
Mbretëresha shprehu keqardhje për mosprezencën e saj në këtë ngjarje dhe si rezultat, skuadra e Arsenalit u ftua në Buckingham Palace për çaj pasdite në shkurt të vitit 2007.

Xhirimet në një dokumentar të realizuar nga BBC fokusuan takimin në mes të mbretëreshës dhe ekipit të Arsenalit.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.