Gazetarja dhe producentja e emisionit “Ora Shtatë”, Artiana Matoshi, është rikthyer me një përvojë të veçantë nga vizita e saj e fundit në Izrael.
Ajo, së bashku me një grup prej tetë gazetarësh nga Kosova dhe po aq nga Shqipëria, ka parë nga afër realitetin e një vendi që ende e ndien hijen e konfliktit, por që po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit.
“Ishte një ditë tepër e veçantë. Ishim një grup diku prej tetë gazetarëve nga Kosova, dhe po aq nga Shqipëria. E nisëm këtë vizitë në Jerusalem, për të vazhduar më pas në zonat kufitare të Izraelit si me Rripin e Gazës, ashtu edhe me Libanin, dhe e përfunduam në Tel Aviv”, u shpreh Matoshi.
Ajo shtoi se, pavarësisht se Izraeli ka kaluar një luftë vetëm dy vite më parë, vendi ka bërë përpara në mënyrë mbresëlënëse.
Ndërkohë, kameramani i Klan Kosovës, Bardh Stublla, i cili e ka vizituar Izraelin si gjatë kohës së luftës, ashtu edhe pas saj, vuri në pah transformimin e madh që ka pësuar shteti hebre.
https://www.youtube.com/watch?v=ihmN5Dc1afQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.